Shqipëria është zyrtarisht vendi i nderit i panairit më të madh global të turizmit ITB-Berlin 2025.
Nga kryeqyteti gjerman, ku po zhvillohet dita e dytë e këtij panairi, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe CEO i “Messe Berlin”, Mario Tobias nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen që e bën Shqpërinë “Host Country 2025”.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nis një program promovimi njëvjeçar që përfundon marsin e ardhshëm, i cili e kthen vendin tonë në epiqendrën dhe temën e eventit më të rëndësishëm botëror të turizmit dhe turoperatorëve që mbahet çdo vit në Berlin.
Kumbaro u shpreh e lumtur që organizatorët gjermanë ftuan Shqipërinë të ishte vendi i nderit për ITB Berlin, ndërsa Mario Tobias, CEO i Messe Berlin dhe Deborah Rothe, CEO e ITB Berlin vlerësuan paraqitjen e Shqipërisë në panair me një program të larmishëm.
Në edicionin e këtij viti Shqipëria merr pjesë me një koncept të ri të promovimit, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit.
Gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin, u nënshkrua edhe një tjetër marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë. Ditën e djeshme, ministrja Mirela Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili firmosën marrëveshjen e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Evropën të UNWTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.
UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rekuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizituar nga 1 milionë vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI