Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
– 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që në Shqipëri njihet edhe si dita e Nënës. Në këtë ditë shprehet mirënjohja për kontributin e madh të grave dhe vajzave jo vetëm brenda familjes por edhe në shoqëri dhe vendet e punës. Lulet dhe dhuratat nuk mungojnë këtë ditë për të gjitha gratë dhe vajzat, ndërsa është e zakonshme organizimi në kolektiva për të festuar një ditë ndryshe, larg angazhimeve familjare apo të punës.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së 8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.