“Liria e jashtme e një gjenerate të tërë i përket lirisë së brendshme të një individi”, thotë Helena Kadare, duke cituar një fragment nga libri i saj “Kohë e pamjaftueshme”.
Një festë-protestë ajo e 8 Marsit, që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit personalitete gra të letrave shqipe. Mes të ftuarave, përkthyesja dhe shkrimtarja Helena Kadare, e cila rrëfen nëse të qenit grua në Shqipëri mes dy sistemeve është perceptuar nga vetë ajo si fat, sfidë apo peshë…
“Personalisht e quaj një sfidë. Kujtoj se 8 Marsi në kohën e diktaturës na ishte kthyer në një ditë propagandistike, ku ne kryesisht hanim dreka jashtë. Një gjë që se bënim dot gjatë gjithë vitit. Dhe e gjitha kjo më krijonte një trishtim. Një festë grarishte. Gjë që sot ndryshoi plotësisht dhe më pëlqeu shumë ky takim”, shprehet Helena.
Mes botuesve e shkrimtareve, të pranishme janë edhe Flutura Açka dhe Natasha Lako, që tregojnë vështirësitë e një gruaje në diktaturë për të lexuar libra që emancipojnë, apo edhe për censurat në botime.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI