Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka qenë këtë 8 Mars në Burgun e Ali Demit. Pas takimit me gratë që vuajnë dënimin, Manja ka deklaruar për mediat se gratë dhe vajzat e dënuara meritojnë një trajtim sa më dinjitoz, pavarësisht se janë dënuar nga drejtësia.
“Do bëjmë çmos për të garantuar standarde më të mira jetese dhe trajtimi në këtë institucion. Ky institucion nuk ofron kushtet më të mira. Ata janë dënuar nga drejtësia për gabimet që kanë bërë por janë pjesë e jona dhe meritojnë një trajtim sa më dinjitoz dhe rikthim pranë familjes.
I qartësova dhe për ligjin e amnistisë. Një pjesë e grave përfitojnë plotësisht nga amnistia. ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit”, tha Manja, teksa u shpreh se në muajin mars përfundon dhe burgu i Pogradecit, aty ku do të transferohen edhe gratë.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.