SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Barka

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Kosta Barka. Në një postim në facebook, Berisha ka vlerësuar ndershmërinë dhe aftësinë e Barkës si deputet, i cili fitoi besimin e minoritarëve dhe qytetarëve të Gjirokastrës. 

Mesazhi i ngushëllimit të liderit të PD:

Kosta Barka mylli sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Kosta Barka, ish-ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës mbylli sytë përgjithmonë!
Ky është një lajm i hidhur për familjen, miqtë e tij por edhe për Dropullin, Gjirokastrën, Partinë Demokratike dhe Shqiperinë. 

Kosta Barka ishte bashkëshort, prind dhe qytetar shembullor. Ai ishte një demokrat i vendosur dhe personalitet i aftë, i ndershëm i respektuar që fitoi besimin e zgjedhësve të tij në minoritet dhe Gjirokastër dhe i përfaqësoi ata me përkushtim të veçantë në Parlamentin e vendit. Kosta Barka kreu me nder, aftësi dhe efiçencë të plotë detyrën e ministrit në qeverinë e koalicionit të Partisë Demokratike dhe mbeti deri në fund të jetës së tij një veprimtar i shquar dhe i palodhur i saj.
Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar tç tij dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë që kami patur, unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, të afërmve, komunitetit të Dropullit dhe Gjirokastrës për humbejn e rëndë dhe të pakompensueshme dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Kosta Barkës të gjejë paqen e merituar. Amin!///

error: