Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një sherr mes një grupi të rinjsh ka përfunduar me vrasjen e një 25-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në Pyllin e Sodës, ku një 26-vjeçar me inicialet A.P. mori një goditje me thikë në zemër.
I riu u dërgua në gjendje kritike në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë shokët e tij të cilët e kanë dërguar të riut në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën.
26-vjexçari, u fut për të shuar sherrin ku ishte i përfshirë vëllai i tij, por u godit me thikë. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është një 16-vjeçar i cili është arrestuar nga policia.
Nuk dihen ende rrethanat, e ndërsa mësohet se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të mëparshme///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi