SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Edhe media britanike është kazan

 Gjatë një konference mediatike, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar ta quajë kazan edhe median britanike, “The Independent” e cila në një artikull, ditën e djeshme shkruante se në Shqipëri tregëtia e pa ligjshme e kafshëve të egra ka dalë jashtë kontrollit dhe se në restorantet shqiptare shitej mish ariu.

I pyetur nga gazetarët, në lidhje me një artikull të gazetës “Haberturk”, ku thuhej se pala turke kishte ndikuar në prishjen e marrëveshjes së 2009-ës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen detare, Rama nuk nguroi të quante kazan edhe mediat turke dhe greke.

“Në mos gabohem, fjala kazan vjen nga turqishtja. Po, nga turqishtja! Kështu që kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar. Kazani nuk ka vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Kazan ka dhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë për t’i falur Turqisë Pashalimanin me synimin që të bënim një agresion natën ndërkohë që Greqia ishte gjumë. Kishte dhe një kazan në Angli që thoshte që në një restorant në Shqipëri hahej mish ariu. E patë? Arinjtë nuk janë për shitje, por i kemi në proces dialogu. Dakord?!”, tha Rama.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama i referohet mediave si “kazan”. Në fillim ai i konsideroi kazan mediat shqiptare, e ndërsa më vonë nuk ka nguruar të sulmojë edhe ato të huajat.

Sjellim ndërmend edhe rastin e gazetës gjermane “Bild”, për të cilën Rama tërhoqi padinë që kishte ngritur pasi kjo e fundit publikoi përgjime për shit-blerje votash gjatë zgjedhjeve elektorale në Dibër e Durrës.

Po ashtu kujtojmë edhe reportazhin e emisionit “Le Iene”, që tregonin se si fëmijët e Bulqizës mbidhnin krom për të ndihmuar familjet, për të cilin Rama tha se ishte reportazh i ndyrë dhe me pamje të vjetra.

Por, më pas në një studio televizive, Rama iu kërkoi falje gazetarëve, ndërsa tha se ““Unë nuk e kam parë vetë, unë e mora si informacion. C’ka kam thënë është se rastet janë sporadike. Mu kujtua historia e një reportazhi tjetër që është bërë për kanabisin kur gazetarët paguanin njerëz që të gjuanin ne kallashnikov, unë pa e parë fola me një paragjykim, kam bërë gabim për sa i përket reportazhit në fjalë e kam bërë padashje, kam gabuar”/cna//

error: