Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në një prononcim për mediet, deklaron se investimet e qëndrueshme janë të mirëpritura, pasi ndihmojnë ekonominë e qytetit.
Dredha, përgjatë komunikimit të tij për media, në investimin që po realizohet tashmë për rehabilitimin e rrugës së fshatit Bestrovë, i pyetur nga gazetarët, ka komentuar edhe aplikimin për investim të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit. “Duam sa më shumë investime në qytet. Duam të rrisim edhe numrin e investimeve. Duam të zhvillojmë qytetin në një mënyrë të qëndrueshme. Synimi është të zhvillojmë pa prishur ekosistemin. Mirëpresim çdo gjë që ndihmon ekonominë e qytetarëve dhe nxit turizmin”, tha Dredha.
Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner publikoi në rrjetet sociale ambicien e tij për të investuar në resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri, si dhe të ndërtojë në qendër të Beogradit. Investimet kapin vlerën e mbi 1 miliard eurove.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026