Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë javën me urimin e sjellë nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm.
Në këtë aeroport po punohet në disa fronte, tek pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, te kulla e operimit, godina e zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar.
VIA do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai parashikohet të rrisë lidhjet ajrore të Shqipërisë nëpërmjet heqjes së monopolit të TIA-s. Në këtë mënyrë, konkurrenca midis VIA dhe TIA do të ulë çmimet e fluturimeve, çka do të sjellë edhe rritjen e numrit total të pasagjerëve.
Ky aeroport është një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.
Pritet që aeroporti të dorëzojë aplikimin zyrtar në dhjetor të vitit 2024, bashkë me dokumentacionin përkatës për operimin dhe mirëmbajtjen e këtij aeroporti përfshirë planet e emergjencës. Do të vlerësohen postholder-at kyçe, menaxherët përgjegjës dhe kualifikimet e tyre. Në vijim do të ketë inspektimin në terren, me qëllim garantimin e sigurisë. Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.
Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025. Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.
Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI