Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku po hetohet për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”, gjatë kohës që mbante pozicionin e shefit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës. Hide, në dalje të SPAK, tha se dosja hetimore ndaj tij ende nuk është marrë në shqyrtim nga Gjykata, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë vendimin për marrjen në shqyrtim të dosjes për një datë tjetër.
“Kur kandidova për kryetar bashkie, nuk e kam deklaruar faktin se isha në hetim, pasi nuk isha në dijeni. Akuzohem për “Shpërdorim detyre” për rastin kur isha shef krimesh. Gjykimi bëhet në sallë. Gjithçka do diskutohet në sallë. Sot u shty vendimi për kalimin në gjykim të dosjes”, tha Hide.
Ai u shpreh i gatshëm dhe të japë dorëheqjen nëse një gjë e tillë do t’i duhet për t’u përballur me akuzat. “Patjetër nëse do duhet do të jap dhe dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të bashkisë për t’u përballur me akuzat”, tha Hide. Aktualisht dosja është në SPAK, pasi Prokuroria e Gjirokastrës shpalli moskopetencën e saj, pasi Hide prej 14 marsit 2023 është kryetar i bashkisë së Libohovës. Ai akuzohet për ‘Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
Bëhet fjalë për disa episode gjatë vitit 2021 ku dyshohet se Hide ka lejuar kultivimin e kanabisit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade