Prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit ndër 10 aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, edhe sportin e kalërimit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale artikullin e “The Guardian”, i cili e përshkruan sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike, gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.
Sipas prestigjiozes britanike “në udhëtimin e shtigjeve të lashta malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine”.
“Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në UNESCO dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase”, thuhet në artikullin e “The Guardian”.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos