Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit në Greqi.
Sipas policisë lokale, gjatë aksidentit kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar,21 vjeç.
Viktimat po udhëtonin me motor në aksin Papadhou-Perama, një prej akseve kryesore të ishullit, në kohën që u përplasën me njëri tjetrin.
Prej përplasjes mbeti i vdèkur në vend 21 vjeçari Shqiptar Salea Hamzai, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital edhe 19 vjeçari grek.

Kjo ngjarje shumë e rëndë ka tronditur banorët e ishullit të Mitlinit dhe sidomos komunitetin shqiptar të cilët gëzonin respekt të madh si për viktimën ashtu dhe për familjen e tij të nderuar.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi