Nga Eliza BOHOTINA, (gazetare e rubrikës Kulturore në: SarandaNews.al)
Festa e Midhjes, këtë vit, e në vijim, do të përfshihet në kalendarin e eventeve në Ksamil, por jo në Sarandë si dikur. Kështu është vlerësuar nga stafi drejtues i bashkisë dhe vetë kryebashkiaku, Oltion Çaçi.

Përkundër kërkesës së përsëritur së fundi edhe nga këshilltari Ibrahim Bajrami në mbledhjen e një dite më parë, numri Një i kësaj Bashkie Oltion Çaçi , ka argumentuar se kjo festë i takon komunitetit të banorëve të Ksamilit, ku bashkia po realizon në proces disa investime të rëndësishme infrastrukturore.

Në fakt banorët e Ksamilit , emri i të cilit gjatë dy viteve të fundit është bërë i njohur pothuaj botërisht edhe për shkak te flukseve turistike si një destinacion i preferuar po edhe nga jehona e përcjellë nga disa media ndërkombëtare prestigjioze; janë ndjerë vitet e fundit disi të braktisur në investimet publike dhe të zhgënjyer nga pavëmendja megalomane e vendimarrësve në Sarandë dhe Tiranë.

Por kontributet që derdhin në buxhetin e shteti dhe atë të bashisë subjektet dhe bizneset e Ksamilit, janë ku e ku më të mëdha nga mesatarja e këtyre treguesve në nivel bashkie. Ndaj e kanë mirëpritur kthimjni e vëmendjes nga kreu i bashkisë Oltion Çaçi i cili me hapa konkrete në terren po tregon se Ksamilit dora- dorës, do t’i kthehet vëmendja e merituar,
Dhe ndryshimet në infrastrukturën e Ksamilit, këtij guri diamanti, midis detit Jon dhe Liqenit të Butrintit-(hambari dhe shtëpia e midhjeve) sot, dhe në ditët në vijim, janë një realitet i mirëpritur, jo nga imazhi mjekërosh i emisarëve politikë të partive, (që të kujtojnë të deleguarit e ish Komitetit Qëndror), sesa nga këmbëngulja e njerëzve te punës që drejtojnë bashkinë, modestë e të përunjur para njerëzve të punës në Ksamil/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.