Konsullata e Nderit e Republikës Çeke në Shqipërinë e Jugut, me seli në Sarandë organizoi një seancë informacioni me maturantet dhe studentet e Filialit Universitetit të Sarandës.
Qëllimi i kësaj seance ishte informimi për nxenesit dhe studentet e rajonit të Sarandës per mundesit e studimeve ne Republiken Ceke.
Aktiviteti i mësipër i inicuar nga Konsullja e Nderit, znj. Lolita Poda Jorkieëitz është i pari i kltij lloji për publiku e gjerë shqiptar dhe paraqet interes për dhjetra familje në hapësirën gjeografike SarandëDelvinë, Konispol, Finiq po, edhe më gjerë në jug të Shqipërisë.
Konsullata e Nderit e Republikës Çeke në Shqipërinë e Jugut u hap në dhjetor 2021, në Sarandë. Konsullja e Nderit,përfaqësuar nga znj. Lolita Poda Jorkieëitz, si Konsulle e Nderit në Sarandë, është e hapur kryesisht për shtetasit çekë që hasin vështirësi, kanë nevojë për ndihmë ose janë të interesuar për aktivitete biznesi apo arsimore. Oarari i punës i kësaj Konsullate është: e Hënë-e Premte 10.00-14.00. /sarandaNews.al///
.
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.