Nga Limos DIDANI
I cilësuar si perla e turizmit, Parku Natyror “Syri i Kaltër”, i cili një vit më parë mirëpriti 192,000 turistë, tashmë ka një tren me naftë. Bileta e trenit, që sapo është vendosur në funksion kushton 300 lek. Ai lehtëson lëvizjen e të moshuarve dhe prindërve me fëmijë të vegjël, të cilët e kanë të pamundur të përshkojnë 2.5 kilometra rrugë në këmbë.

Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur raste kur është kërkuar ndihma e ambulancës për të transportuar pushues të cilët për arsye të temperaturave të larta kanë pësuar komplikacione.

Kjo pasi lëvizja në hapësirën e parkut natyror kryhej vetem në këmbë apo bicccikleta. Lëvizja e automjeteve është e ndaluar, nga trau e deri tek burimi i syrit të kaltër. Në vitin 2022 Ministria e Turizmit investoi për rikualifikimin urban të parkut, duke i dhënë një pamje të re, me trotuare, ndriçim dhe pastrim.
=====
(Gjatë shpalosjes së strategjisë për Syrin e Kaltër dy vjet më parë në Butrint, në prezencë edhe të Ministres Mirela Kumbaro, zyrtarët e Adm.së Zonave të Mbrojtura Vlorë, folën para Komitetit të kësaj strukture edhe për vendosjen e nje treni, ekologjikisht te paster.Dmth, tren elektrik! Qysh atëhere, historia e ‘trenit’ u la mënjanë dhe vetëm tani është realizuar, por nuk dihet nëse është ekologjikisht i paster për Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, por; gjithsesi i mirërpritur për turistët për argumentat e përmenduara nga autori i shkrimit më sipër)/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI