Nga Eva XHAJANKA
Besimtarët ortodoksë morën pjesë të premten pasdite në ceremoninë e Udhës së Kryqit, e njohur ndryshe si lëvizja e Epitafit të Krishtit, që i paraprin Ngjalljes së Krishtit, ose Pashkës në datën 5 maj.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndau në rrjete sociale, momente nga atmosfera e Pashkës në Korçë, ku shihen besimtarë të shumtë të pranishëm në ceremoninë e shërbesës së epitafit.
“Atmosfera e Pashkës në Korçë. Procesioni i Epitafit”, shkroi Peleshi.
Për ortodoksët kjo është Java e Madhe e Shenjtë dhe dita e sotme përkon me të Premten e Zezë ku përkujtohen Pësimet e Jezu Krishtit.
Të shumtë janë besimtarët që marrin pjesë në këtë ditë që përkujton kryqëzimin dhe varrimin e Krishtit, si dhe Ngjalljen pas tri ditësh. Mesnata mes 4-5 majit kulmon me Ngjalljen e Krishtit dhe ceremonitë në kishat e Shqipërisë fillojnë në 23:00 të së shtunës, për të vijuar deri në orët e para të së dielës.///








ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi