Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka shpallur në kërkim një punonjës të policisë së Himarës, i cili dyshohet për kryerjen e disa veprave penale.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale si “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, njoftoi sot AMP. Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë të Komisariatit të Vlorës.
Konkretisht, në datën 3 maj ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë, duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë. Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak), për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik. Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë.
AMP-ja në bashkëpunim me DVP Vlorë po punon për kapjen dhe ndalimin e punonjësit të policisë F. XH.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade