Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD Elbasan.
Në fjalën e tij, Basha komentoi turin e takimeve të kryeministrit me diasporën duke thënë se ishte ai që i largoi nga shtëpitë e tyre dhe sot po shkon të zhvillojë takime me ta.
Kreu i PD gjithashtu tha se Rama në takimin me 55 kryetarët e bashkive të partisë socialiste, u ka dhënë urdhër që të çojnë njerëz jashtë vendit për t’ia mbushur stadiumet ku do të bëjë takimet.
“Tani që ka zbrazur Shqipërinë, po shkon tek eksporti i tij, po shkon te diaspora. Po shkon atje ku i ka përzënë shqiptarët, atje ku vazhdon t’i përzë shqiptarët, për t’ju thënë çfarë? Që pas 4 palë zgjedhjesh premtime për votën e diasporës, se bën votën e diasporës. Aq më pak votën preferenciale apo siç njihet në popull listat e hapura, apo votimin elektronik, apo barazinë e votës. Pse? Sepse qëllimi nuk është të përmirësojë jetën e shqiptarëve. Kjo është më kriminalja nga të gjitha”, deklaroi Basha.
Basha përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD, ndaj SPAK dhe BKH.
Basha më tej u shpreh se demokratët janë e vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve.(Nga Arlinda GJONAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI