Foenika antike ose siç njihet ndryshe qyteti antik i Finiqit, u themelua para shekullit të 5 para Krishtit. Ai ndodhet në një kodër midis qyteteve të Sarandës dhe Delvinës. Pas shpërbërjes së mbretërisë së Epirit, qyteti antik i Finiqit luajti një rol të rëndësishëm. Në Finiq u nënshkrua marrëveshja e paqes ndërmjet Maqedonisë dhe Romës.
Poliby, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të antikitetit, kur përshkruante qytetin antik të Finiqit, theksonte se ishte qyteti më i fortifikuar në gjithë Epirin. Muri fortifikues, i cili rrethon pjesën më të lartë të kodrës, ka qenë i pajisur me kulla e bastjone. Nga këto elemente të sistemit fortifikues ruhet mjaft mirë bastioni verilindor, i cili mbronte njërën nga hyrjet e qytetit antik.
Ndërtimi i tij me blloqe të përmasave të mëdha, ka krijuar një monument mbreslënës, që shërben si një kartvizitë, e cila fton çdokënd të vizitojë parkun arkeologjik të Finiqit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI