SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 15 maj 2024

/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh. Vranësirat që në orët e para të ditës kryesisht në veri do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Nga orët e mesditës reshjet lokalizohen në relievet malore të vendit në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/24Re shi diell
Kukës8/23Re shi diell
Lezhë14/24Re shi diell
Dibër7/20Re shi diell
Durrës16/28Diell re
Tiranë18/26Diell re shi
Elbasan16/28Diell re shi
Berat15/27Diell re shi
Vlorë16/28Diell re
Korçë7/20Diell re shi
Gjirokastër13/25Diell re
Sarandë17/26Diell re
error: