SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 16 maj 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/27Diell re shi
Kukës14/24Diell re shi
Lezhë16/24Diell re shi
Dibër13/23Diell re shi
Durrës15/30Diell re shi
Tiranë17/28Diell re shi
Elbasan15/30Diell re shi
Berat15/31Diell re shi
Vlorë16/30Diell re shi
Korçë10/22Diell re shi
Gjirokastër13/27Diell re shi
Sarandë16/28Diell re shi
error: