Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian se është një lajm i mirë që në janar 2025 do të prezantohet një strategji kundër blerjes së votës. Tabaku tha se Shqipëria ende nuk ka një strategji për të luftuar korrupsionin.
“Një vit më parë beteja e opozitës nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian ka qenë vendosja përpara përgjegjësisë e qeverisë që mohonte korrupsionin dhe endemizmin e tij në gjithë strukurën e shtetit shqiptar. Kritika e opozitës ishte e njëjtë me atë të progresraportit 2023; Shqipërisë i mungonte dhe i mungon një strategji se si të dalë nga kurthi i korrupsionit. Shqiptarët jetojnë sot në vendin më të korruptuar pasi qeveria nuk ka ende një strategji”, tha Tabaku.
“Pak javë më parë në Komisionin e Ligjeve raportoi kryetari i SPAK. Shqetësimi mbi luftën kundër blerjes së votës është ngritur prej meje një vit e gjysmë më parë duke kërkuar realisht prej SPAK një strategji për luftën kundër blerjes së votës që bëhet edhe nga paratë e korrupsionit. Ndihem mirë teksa dëgjoj se do ketë një strategji të tillë që do të na prezantohet në janar 2025 dhe shpreh gatishmërinë time si kryetare e KKIE në këtë pikë për të ndihmuar më tej strategjinë”, u shpreh Tabaku.
“E dëgjova shqetësimin e SPAK në lidhje me pastrimin e parave që vjen jo vetëm nga krimi organizuar por edhe nga korrupsioni i niveleve të larta. Mjaftojnë disa dosje të publikuara nga SPAK që tregojnë se si paratë e korrupsionit janë pastruar përmes ndërtimit apo blerjeve të pronave. Një vit më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi ndryshime të qarta ligjore për të parandaluar pastrimin e parave përmes fondeve të korrupsionit që fatkeqësisht u rrëzua”, vijoi Tabaku.
“Sikundër një tjetër propozim i grupit parlamentar të PD në lidhje me çështjet e Prokurimeve Publike, krijimin e një pasaporte publike të tenderave u rrëzua nga shumica edhe pse shkonte konform shqetësimeve të ngritura në progresraportin e BE, shqetësimeve në raportin e SPAK dhe shqetësimeve nga dhomat e ndryshme tregtare”, përfundoi ajo.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian merr pjesë edhe ministrja e Shtetit për Administratën dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade