Saranda edhe për sezonin turistik të këtij viti është në listën e qyteteve të preferuara për t’u vizituar nga kroçerat.
Gjatë ditës së sotme kroçera Osterdam e kompanisë American Holland Cruises vizitoi për herë të parë për këtë sezon turistik portin e Sarandës.
Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në bordin e kroçerës ndodhen 1981 turistë me kombësi të ndryshme si anglezë, kanadezë, australianë, holandezë dhe nga shumë shtete të tjera”.
Turistët do të vizitojnë qytetin e bukur të Sarandës, Gjirokastrën, site arkeologjike dhe atraksione turistike në jug të vendit.
Porti Detar, Komisariati i Policisë Kufitare, Kapiteneria dhe Dogana Sarandë kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik.
Nga Saranda drejt Korfuzit është shtuar numri i trageteve dhe linjave, ku janë dhe dy kompani të reja, që do të operojnë këtë vit. (Klodi SARAÇINI).///









/k.s/
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn