Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Në orët e mesditës e vranësira deri mesatare kalimtare të larta transparente kryesisht në relievet malore në juglindje deri në prët e pasditets më pas mot i kthjellët.
Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/37 | Diell |
| Kukës | 19/35 | Diell |
| Lezhë | 18/35 | Diell |
| Dibër | 17/34 | Diell |
| Durrës | 21/35 | Diell |
| Tiranë | 22/37 | Diell |
| Elbasan | 21/36 | Diell pak re |
| Berat | 19/36 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/36 | Diell |
| Korçë | 16/33 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell pak re |
| Sarandë | 20/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit