Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe. Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit. Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Në datën 25 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 28 qershor gjuha e huaj.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor. Rrreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe.(Klodi Saraçini).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI