Në kuadrin e projektit Peisazhe Arkeologjike në zonën Memaliaj-Tepelenë, po zhvillohen kërkime në fortesën e Matohasanaj.
Projekti është një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë (ASHSH) dhe Universitetit Sweet Briar College, USA, me bashkëdrejtues Sabina Veseli dhe Erin Pitt, që përqendrohet në sondazhe dhe kërkime në fortesën e Matohasanaj dhe rrethinat e saj. Për këtë projekt po përdoret metodologjia e tipit Lidar dhe do të hartohet një planimetri e integruar dhe gjeoreferencuar e vendbanimit.
Gjithashtu gërmimet e kryera deri tani kanë nxjerrë në dritë një godinë, e cila për nga planimetria dhe teknika e ndërtimit duket se ka një karakter publik.
Në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër e cila menaxhon fortesën, projekti ka si synim zgjerimin e hartës së monumenteve të zonës së Tepelenës.(Edlira RUZI).///






ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI