Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua një natë më parë, rreth orës 22.00 në afërsi të Portit detar të Sarandës.

I menduar fillimish për nje eksploziv, zhurma e shkaktuar traumatizoi qindra qyzetarë dhe pushues në pikun e shëtitjeve buzë detit. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan specialistë të Policisë dhe pak çaste më pas edhe ambulanca e shërbimit të Urgjencës e spitalit Sarandë.

Në një Njoftim rreth 47 minuta pas ngjarjes Policia sqaroi se “Sot në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende i paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetomor shkoi ne vendine ngjarjes dhe punoi për zbardhjen e lotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi