Prefekt i Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.
“Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone dhe i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë”, u shpreh Blendi Klosi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.(Almarina Gegvataj).///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.