Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një përgjigje për “Euronews Albania”, Delegacioni i BE sqaron se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë te detyruara të kenë mekanizma të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Europian.
“BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese