SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Nisin sërish vijëzimet dhe sinjalistika në qytet, në pikun e sezonit turistik.

Nga Alma MUZHAQI

Kanë nisur sërish në terren  vijëzimet dhe sinjalistika horizontale në qytet. Paraditen e sotme në një nga pikat ‘nevralgjike’të trafikut në fillimrrugën “Mitat Hoxha” specialistët kane ndjekur vizimet e reja me ngjyrë të bardhë në mes të një traifku të dendur të njerëzve dhe automjeteve për shkak të afërsisë me Portin Turistik ku mbërrijne në Sarandë dhe rajonin e  saj turistik dhe nisen prej Porit me tragetet e linjës ndërkombëtare qinda e mijëra turistë dhe shtetas shqiptarë.

Kur do të realizohen vizimet veçanërisht nëpër kryqëzimet e Sarandës të cilat, ende pa përfunduar krejt investimet e  FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit), po krijojnë hutim ndër këmbësorët dhe kaos me pjesën më të madhe te drejtuesve të automjeteve që, shpesh, për mungesë kulture në trafik, i ngasin makinat në mënyrë ofensive./sarandaNews.al///

error: