Pas Himarës, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e vijoi në Palasë turin e inspektimeve për të parë zbatimin e masave për parandalimin e zhurmave akustike nga baret dhe restorantet në plazhe.
“Policia e Shtetit duhet të garantojë respektimin e normave të zhurmës së muzikës nga operatorët e shërbimit në plazhe si dhe të garantojë orarin e mbylljes së muzikës që është ora 24:00. Duhen bërë disa shembuj, pasi ka ankesa edhe nga pushuesit për bizneset të cilat kalojnë masat”, tha ai.
Më herët, Balla takoi edhe drejtuesit e policisë së drejtorive vendore në Himarë e Dhërmi, ku diskutoi mbi masat gjatë sezonit turistik.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi