Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës Imzot Ignati.
“Besimtarët ortodoksë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës humbën Mitropolitin e tyre, Hirësinë e Tij, Imzot Ignatin. Arvanitas, me origjinë nga Thiva e Greqisë, ai e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe”, citohet mesazhi i presidentit.
Presidenti, më tej shprehet në mesazh se nga viti 1998, deri sot, në misionin e tij si Mitropolit ai punoi pa u lodhur për ringritjen e kishës, ndihmën e njerëzve në nevojë dhe mbarëvajtjen e harmonisë fetare në vend.
“Shpreh ngushëllimet e mia për besimtarët e Mitropolisë së hirshme të Beratit dhe gjithë komunitetit ortodoks të Shqipërisë për humbjen e këtij bariu të kishës”, thuhet në mesazh.(Arlinda GJONAJ).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI