- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga afrika e veriut.
- Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në veri si dhe në relievet kodrinore – malore alternime vranësirash mesatare të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
- Vranësirat në orët e nxehta të ditës në relievet malore në veri pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
- Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
- Temperaturat parashikohen:
- QYTETET Temperaturat në °C Sigla
- Shkodër 24/39 Diell re shi
- Kukës 20/35 Diell re shi
- Lezhë 24/38 Diell re shi
- Dibër 18/36 Diell re shi
- Durrës 26/38 Diell pak re
- Tiranë 27/38 Diell pak re
- Elbasan 25/39 Diell pak re
- Berat 22/39 Diell pak re
- Vlorë 23/37 Diell pak re
- Korcë 16/34 Diell re
- Gjirokastër 18/37 Diell pak re
- Sarandë 22/37 Diell ///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota