Në vazhdën e përgatitjeje për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Himarë më 4 gusht, KQZ dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojnë edhe sot një seancë publike, e shtunë, 27 korrik, ora 11:30 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.
Periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 27 korrik 2024 dhe përfundon në datën 2 gusht 2024. Heshtja zgjedhore përfshin ditën përpara datës së zgjedhjeve, 3 gusht 2024, dhe datën e zgjedhjeve, 4 gusht 2024 deri në orën 19.00.
Ndërkohë KQZ ka vazhduar dje të informojë zgjedhësit e Himarës se cilat janë rregullat e votimit. Në Himarë do të garojnë dy kandidatë dhe rezultatet e shortit përcaktuan se numri 1 (një) në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 (dy) do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI