“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar“
Këto kanë qenë fjalët e para të Vangjel Tavos menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve në Himarë.
Vangjel Tavo është shpallur, kështu kryetari i ri i bashkisë së Himarës. Ai është shpallur fitues me 58.83% të votave kundrejt Petro Gjikurisë, kandidatit të opozitës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mori 41.17%.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror