Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po vijojnë punën për përgatitjen e dosjes teknike të nominimit të Luginës së Vjosës, Rezervë Biosfere.
Përgatitja e dosjes teknike po ndiqet nga një proces i standardizuar nga UNESCO dhe programi “Njeriu dhe Biosfera”, që kërkon kontributin dhe përfshirjen e të gjithëve në takimet e ndërmarra në kuadrin e dëgjesave publike.
Në datë 21 gusht, do të organizohet një takim në Tepelenë, për të ndarë informacione dhe diskutime mbi Bordin e Menaxhimit, me Petr Čupa, ekspert për menaxhimin e Rezervave Biosferë UNESCO.
Statusi i ri, do t’i shërbejë statusit aktual të parkut kombëtar dhe njëkohësisht do të rregullojë veprimtaritë njerëzore brenda Luginës së Vjosës, që shtrihet në qarqet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit.
Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyrorë në Evropë. Përgjatë gjithë rrjedhës së tij prej mbi 270 kilometra lumi është i paprekur dhe rrjedh i lirë, me larmi tiparesh hidro-morfologjike. Së bashku me degët e saj, Vjosa përbën një ekosistem dinamik thuajse natyror, të rrallë për Evropën. Lugina e Vjosës shtrihet në jug të Shqipërisë në një lartësi mesatare 855 m.n.d. Rrjeti hidrografik i sistemit lumor të Vjosës rrjedh përmes masiveve para-malore e malore, me lartësi maksimale mbi 2600 m.n.d.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI