Nga Ana SAJMOLI
Prej 29 gushtit po zhvillohet në Sarandë edicioni i 12 i PANAIRIt XII Kombëtar me i suvenireve turistike miqësore me mjedisin, “SARANDA- 2024”.
Edicioni i 12-të i çelur në mbrëmjen e 29 gushtit organizohet nga Qendra Agjencia AJMMI dhe mbështetet nga bashkia e qytetit turistik të Sarandës.
Burime nga AJMMI vunë në dukje se po marrin pjesë rreth 70 subjekte artizane nga treva te ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, etj,.
Në ceremoninë e çeljes ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Vlorë Kristaq Kiço, deputeti Niko Kuri, stafi i AJMMI-t, përfaqësues të bashkisë, shqërisë civile, dhjetra vizitorë e turiste vendas e të huaj. etj,.
Kiço përgëzoi artizanet pjesëmarrës duke i falënderuar për kobributin që japin në promovimin e Sarandës si dhe në ruajtjen e traditës shqiptare të artizanatit.
Duke e vlerësuar këtë aktivitet kombëtar që zhvillojhet prej vitesh në Sarandë, kryetari i bashkisë, njëherësh edhe president i Panairit “Saranda 2024” është shprehur . “Është shumë e rëndësishme për ne mikpritësit që çdo artizan i ardhur, ta ndjejë veten se është njëherësh edhe një Mik i Sarandës dhe kontributor i turizmit ne qytet.”
Një ditë më parë, në mjediset e lokalit “Nasto” buzë detit, AJMMI dhe Bashkia organizuan Orën e promovimit të “Panair 2024”, ku pas përshëndetjeve nga bashkia, mesazheve të përcjella nga shefja e Kabinetit të Bashkisë, Eliana Shkurti dhe drejtuesi i AJMMI-t Shkëlqim Hajno; u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes dhe ato të vlerësimit nga juria e specialistëve për artizanët me prurjet më të mira në këtë event mbarëkombëtar.
Çmimi i parë iu akordua subjektit “ARBËROR LIZETA”-Gjirokastër.
Çmimi i Dytë u akordua për subjektin ZEJXHAN CELINA në Prizren (Kosovë) dhe FËLLËNXA GJEÇI-Berat.
Me Çmimin e Tretë u vlerësuan: AJSHE PLLANA ISUFI -GJAKOVË (Kosovë), AIDA HOTI (MITROVICË-Kosovë) dhe MIRI MUSTAFAJ, Sarandë.
Panairi i 12-të mbarëkombëtar i suvenireve turistike miqësore me mjedisin, mbyllet në mesnatën midis 31 gushtit dhe 01 shtatorit në Shëtitoren “Naim Frashëri”, buzë detit në Sarandë. ///SarandaNews.al///





Shiko statistikat dhe reklamat
Të gjitha reagimet:
1Agency AJMMI
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI