Me ne fund , rinis transporti nderkombetar i udhetareve. Pas tre muajve bllokim per shkak te pandemise tashme flota e autobuzeve qe lidhin sdaranden turistike me janine dhe Athinen, jane ne gadishmeri te plote me te gjitha komoditetet dhe ne respekt te protokollit te sigurise anticovid-19 per garantimin e jetes se cdo qytetari.

Shpetim Ahmeti, nje nga drejtuesit kryesor te kompanise , ka konfirmuar sot (29 qershor) pikerisht kete gadishmeri:


“Pas tre muaj e gjysem karantinë, te freskta e teknikisht te mirëmbajtura ,me komoditet perfekt , gati per kryerjen e misionit, Trasport Nderkombetar Udhetaresh – 1 Korrik 2020 , Sarande -Janine – Athine ,te certifikuara per masat ndaj covid -19 simbas kerkesave MSH”.
Bllokimi i transportit nderkombetar te pasagjereve me Greqine fqinje per nje periudhe tre mujore solli nje paralize te paparashikuar ne qarkullimin e njerezve te te dy shtetesive e kombesive, shoqeruar kjo me pasoja ekonomike, sociale, psikologjike, etj., si bllokim i dy “eneve komunikuese” e jetike ne rajon.

Lajmi i konfirmuar se pari nga burimet zyrtare greke dhe gadishmeria e flotes shqiptare per te kryer sherbimin e munguara , vleresohet teper i mirepritur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI