Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot, në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta, studiuesin arbëresh Pal Skiroi.
Lindi më 1866 në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), Siçili. Ndoqi studimet në seminarin arbëresh të Palermos, rektor i të cilit do të bëhej më vonë. Në vitin 1912 themeloi revistën e së dielës arbëreshe, “Fjala e t’in Zoti”, një revistë fetare, por edhe një shkollë dhe vatër patriotizmi për shumë të rinj arbëreshë.
Pal Skiroi është autor i shumë përkthimeve fetare që u botuan kryesisht në këtë revistë gjatë viteve 1912-1915.
Skiroit i njihet merita e rizbulimit të Mesharit të Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe që përfundoi së shkruari më 1555. Skiroi e fotokopjoi tekstin më 1909-1910 dhe përgatiti një transliterim të tij, por ky studim nuk u botua i plotë. Puna e tij e fundit, ishte përkthimi i Liturgjisë së San Giovanni Crisostomo më 1964, në Palermo. Vdiq më 12 shtator 1941 në Horën e Arbëreshëvet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI