Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot në seancë publike dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, qarku Vlorë, Vangjel Tavos, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.
Vangjel Tavo merr kështu zyrtarisht mandatin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjë që i hap rrugë edhe betimit të tij në Këshillin Bashkiak të Himarës.
Opozita ankimoi rezultatin e Himarës por pretendimet e saj u rrëzuan.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi në fund të gushtit kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit në Himarë.
Më herët edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi