/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite pjesërisht përgjatë relieveve malore të Ultësirës Perëndimore dhe në jug kryesisht përgjatë relieveve malore. Vranësirat pritet të shoqërohen më reshje shiu të herëpasherëshme me intensistet të ulët në formë shtrëngatave aftatshkurtra në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/28 | Diell pak re |
| Kukës | 14/25 | Diell pak re |
| Lezhë | 17/30 | Diell re |
| Dibër | 12/26 | Diell re shi |
| Durrës | 16/31 | Diell pak re |
| Tiranë | 15/31 | Diell re |
| Elbasan | 15/31 | Diell re shi |
| Berat | 13/32 | Diell re shi |
| Vlorë | 16/29 | Diell re shi |
| Korcë | 10/22 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 12/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 16/27 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Berisha: Të krijohet një qeveri teknike jopolitike që të rikthejë votën e lirë
“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.