Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, deri në orët e pasdites. Në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta si dhe në intervale afatshkurtra gjatë mesnatës reshje në formën e stuhive. Lokalisht në relievet malore breshër.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit dhe gjatë rënies së reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 12-18m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/25 | Re shi diell |
| Kukës | 10/22 | Re shi diell |
| Lezhë | 15/26 | Re shi diell |
| Dibër | 11/22 | Re shi diell |
| Durrës | 16/25 | Re shi diell |
| Tiranë | 16/25 | Re shi diell |
| Elbasan | 14/24 | Re shi diell |
| Berat | 14/25 | Re shi diell |
| Vlorë | 15/23 | Re shi diell |
| Korcë | 12/23 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 12/24 | Re shi diell |
| Sarandë | 15/23 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade