Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se se Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po viziton sot Tiranën, Rama tha se sot nis një etapë e re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë.
“Ne jemi të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënie në aspektin ushtarak, ku dihet botërisht se Turqia ka arritur nivel shumë të lartë për prodhimin e industrisë ushtarake. E çmoj dhuratën e Presidentit sot në këtë kohë të trazuar, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë shqiptare një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë“, tha kryeministri Rama.
Rama tha se ky është një mesazh i qartë se Shqipëria është e pagoditshme.
“Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por që përmban brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, atë që Shqipëria është e pagoditshme”, deklaroi Rama.(Arlinda Gjonaj).///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi