“Burg pa afat” për Admir Beqirin, autorin e vrasjes së Gëzim Bizgjonit në Gjashtë.Kjo iste në thelb masa e sigurisë dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Sarandës, nën drejtimin e gjyqtarit Fatmir Ndreu dhe me prokuroren Armida Kaçi. Vendimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku Beqiri goditi për vdekje 65-vjeçarin Bizgjoni, pas një konflikti për uljen e zërit të muzikës.
Gjatë seancës gjyqësore, Beqiri deklaroi se ka qenë “i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer”, duke pretenduar se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e kishte kontrolluar veten në momentin e ngjarjes.
Por prokurorja e çështjes penale Armida Kaçi theksoi rëndësinë e masës së sigurisë duke argumentuar se rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe ndikimi i mundshëm në hetimet e mëtejshme e bën të domosdoshme mbajtjen në burg të autorit deri në përfundimin e procesit. Hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj.
Admir Beqiri do të përballet me akuza për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Dhuna në familje”///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI