Është ndarë nga jeta dhe sot përcillet në amshim, Miltiadh Anagnosti, mësues, ish sportist dhe aktivist i shoqërisë civile.
Anagnosti ndërroi jetë në moshën 77 vjeç. Për 42 vite ai punoi si mësues dhe pas vioteve ’90 si ish-drejtori i shkollës “Adem Sheme”. Ai ka kontribuar për vite të tëra në arsimimin e brezave të rinj në Sarandë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e edukimit dhe zhvillimit të shkollës.
Si mësues, edukator I brezit të ri. Milto ishte ndoshta rasti i rrallë I nje mesuesi që do te jepte mësim pa u ndalur nga procesi I mësimdhënies në një shkollë ,si “Adem Sheme” për 42 vite resht.
Me përkushtim,,me djersë dhe devocion, ai kaloi në duart , mendjen dhe shpirtin e tij qindra e mijëra fëmijë të disa gjenerateve në Sarandë. Këta mijëra ncënës po edhe prindër e mësues, ende, e ruajne ne memorie imazhin e mirë të figurës se mësues Miltos dhe keshtu do ta percjellin në kujtesën e tyre me respect e adhurim.
Si njeri me kontruibute të shumta në shoqëri në Sarandë, Miltiadh Anagnosi ishte një figure poliedrike.
Në shoqërinë civile sarandiote Milto Anagnosti ose Mësues Milto, mishte nje karakter i pervecëm, i mbushur me energji pozitive, me frymë tolerance dhe dashuri njerëzore.
Miltiadh Anagnosti ishte nje emer në sportin e futbollit në Delvinë dhe më pas, në Sarandë.
Filllimet në sportin e futbollit e mbushën jetën e tij me nje tjetër dimension.Me ekipin e Bistrices të Delvinës në vitet 1966 -1967 dhe përmbi 10 vite edhe me ekipin e Butrintit.
Ai dhuroi shume emocione per bashkeqytetaret e tij sarandiote dhe mori po keshtu nga ata, emocione e brohoritje.
Me fillimet e të parës organizatë jo qeveritare në Sarandë dhe pothuaj në krejt Shqiperinë, pas rënies së sitemit monist-“ Besa Skaut Albania” , themeluar famtirësisht në qytetin tonë Sarandë, Milto Anagnosti do të ishte ndër veprimtarët e parë. Me mësues dhe veprimtarë skautistë nga gjithë Shqipëria shembulli I tij, do të pikaste kudo: në kampingje, takmie, kongrese, etj, brenda adhe jashtë Shqiprisë duke përcuar ato tipare të kësaj fryme humane, të mbushur me dashuri për familjen, shoqërine dhe vendin tone.
Stafi i SARANDANEWS.AL dhe i radios Saranda i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e tij të palodhur./SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI