SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Stefano Moraitis, kandidati i MEGA-s: Të kthehemi tek njerëzit! Do jem një teknokrat në shërbim të tyre.

Stefano Moraitis, është njeri nga kandidatët për kreun e patisë MEGA.

Pas nje eksperience vite më parë në drejtimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave në Bashkinë e Finiqit dhe, shume viteve ne emigracion në Greqi, Moraitis rikthehet tani me një ambicie dhe idealizëm:

Të ktheheni tek njerëzit sepse u jemi larguar atyre dhe të marrë fund praktika që shkojme te njerëzit dhe dhe dyert e shtëpive të hallexhinte vetëm në kohëra fushate për të kërkuar votat dhe pastaj u kthehen krahët!

Moraitis ka pikëpamjet e tij. lidhur me MEGA-n dhe partitë e tjera, ka sugjerimet dhe programin e tij zhvillimor me fokus minoritetin etnik grek dhe jo vetëm. Sipas burimeve të sarandanews.al, zgjedhjet për kryetarin e partisë MEGA do të zhvillohen më 23 nëntor.

Moraitis pohon se deri ml sot klasa politike po edhe drejtuesit tanë u janë larguar njerëzve dhe njerëzit na kanl kthyer krahët! Unë, pohon ai, ndryshe nga të tjerët do jem një teknokrat në shërbim të njerëzve.

Kretari i MEGA-s aktualisht është Kristo Kiço, njëherësh edhe Prefekt i Qarkut Vlorë.

Ndërkohë, sipas burimeve pranë institucionit aktual të kryetarit të MEGA-s, së shpejti pritet një prononcim zyrtar për zgjedhjen e reja. /sarandaNews.al///

error: