Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së pronës, të kryera në qytetin e Sarandës.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në hetimet e kryera dhe provat e siguruara, vunë në pranga shtetasin:
E. Z., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, më datë 31.10.2024, në rrugën “Abedin Dino”, ka vjedhur një çantë krahu nga automjeti i shtetasit S. M., ndërsa më datë 30.10.2024, në të njëjtën rrugë, ka vjedhur 2 celularë nga automjeti i shtetasit A. Sh. Gjithashtu, dyshohet se më datë 29.10.2024, ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen nr. 4.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI