Antologjia poetike, “Takohemi në Jug” (Let’s meet on the South). Edicioni II, 2024, përgatitur nga poeti dhe përkthyesi Dashamir Malo doli sot ne qarkullim ne Sarandë.

Burime nga Klubi i Poetëve të Jugut thanë për SARANDANEWS.AL SE “Në kuadër të Festivalit Poetik Ndërkombëtar “Takohemi në Jug” 2024, doli në qarkullim antologjia poetike, organ i Klubit të Poetëve të Jugut, me qendër NË Sarandë. “

Antologjia u botua nga enti botues “Neraida”, në Tiranë. Në këtë botim çdo poet prezantohet me të paktën tre poezi. Klubi i Poetëve të Jugut falenderon të gjithë poetët pjesëmarrës për bashkëpunimin dhe dakortësinë e tyre, për të qënë pjesë e kësaj antologjie. Falenderon gjithashtu dhe shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e shkëlqyer të poetëve përkthyes; Merita Paparisto, Griselda Doka, Vangjel Zafirati, Nurie Emrullai, Teodor Lisimaku dhe Dashamir Malo.-vunë në dukje të njljtat burime.
Mësohet gjtihashtu se kontributi i organizatorëve dhe përkthyesve ndër vite ka qënë i vyer dhe pa asnjë shpërblim financiar apo të tjetër lloji. Në këtë edicion marrin pjesë 36 poetë nga 12 vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë: (Radhitja e poetëve është bërë sipas mbiemrit)./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat