SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. OSBE dhe Zyra e Av.të Popullit bashkëbisedon me të moshuarit e Qëndrës Polivalente

Një përfaqësi e Prezencës së OSBE në Tiranë dhe Zyra Rajonale e Av.të Popullit në Sarandë zhvilluan bashkëbisedimin me të moshuarit e Qëndrës Polivalente.

Në këtë takim bashkëbisedim me fokus mosha e tretë dhe shërbimet publike online OSBE u përfaqësua nga Milica Stojanovic dhe Ina Cenko ndërsa Zyra Rajonale e Avokatit të popullit në Sarandë nga përfaqësuesi i këtij institucioni, Arben Guga.

Në kushtet e pamundësisë për aksesim të shërbimeve online nga një pjesë jo e vogël e të moshuarve si dhe nga moshatarët e vetmuar që jetojnë në fshatrat e këtij rajoni u vu theksi te nevoja e një mënyre alternative që kjo mategori të përfitojë shërbimin përkatës.

Sipas përfaqësuesit të Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit, Arben Guga, mbështetur edhe në shumë ankesa të paraqitura në Zyrën e Sarandës, nuk është e tepër, madje, është mjaft e dobishme që disa insitucione si Agjencia Rajopnale e Kadastrës, Zyra e gjendjes civile etj, pa bërë shtesa për personel të ofrojnë nga një punonjës që të shërbejë në sportelet ekzistuese për kategorine e moshës së tretë që nuk kanë asnjë mundësi aksesi në shërbimet online.

Deri më sot kjo kategori është e detyruar ta marrë këtë shërbim kundrejt pagesave në zyrat private.

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit në Sarandë nisi të funksionojë në vitin 2016, duke ofruar shërbimet e saj për hapësirën gjeografike të bashkive Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë./sarandaNews.al///

error: