Nga Eva XHAJANKA
Në Gjirokastër janë drejt finalizimit punimet për rivitalizimin e sheshit “Çerçiz Topulli”, që pritet t’i gjallëroj edhe më shumë zonën e vjetër të qytetit, duke e bërë Qafën e Pazarit të lidhet natyrshëm me pjesën tjetër të qytetit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjete sociale momente nga puna që vijoj aktualisht aty, ku po vendoset busti i Çerçiz Topullit i restauruar.
“Nga episodi “Çeçua në aksion” për t’u rikthyer në piedestalin e tij prej mermeri që po i nënshtrohet gjithashtu restaurimit, pasi mbaroi rikualifikimi i plotë i sheshit falë investimit të qeverisë dhe projektit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shkroi Kumbaro.
“Sheshi i Çerçizit” i rikonceptuar, duke mos prekur elementët urbanë ekzistues do të kthehet në një vend pushimi për turistët e shumtë që mrekullohen nga pamja magjepsëse që ofron qyteti.
Investimet e reja në restaurimin e qytetit e vendosin Gjirokastrën, përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.///




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI